Saliaj: Shpëtuam pa ndihmën e askuajt
Administratori i Dinamos theksoi nevojën e mbështetjes financiare të klubit, në mënyrë që të ruhet grupi për sezonin tjetër
Dinamo arriti të merrte një fitore të mundimshme të shtunën ndaj Pogradecit në Selman Stërmasi, duke siguruar qendrimin në kategori. Skuadra blu ka zhvilluar një sezon për tu harruar në kategorinë e parë, duke rrezikuar shumë në fundin e saj.
Me forcat e veta
Administratori i skuadrës së Dinamos, Ismet Saliaj u shpreh i lumtur për shpëtimin e skuadrës në kategorinë e parë. Arritëm të shpëtonim falë forcës sonë, duke arritur të mundnim vështirësitë e ndryshme që na shoqëruan gjatë gjithë kohës. Në ndeshjen e fundit ndaj Pogradecit na bëri shumë përshtypje loja e ekipit kundërshtar.
Mungesa e tolerimit
Në të gjitha ndeshjet e fundit, liqenorët kishin toleruar në të gjitha përballjet, ndërsa në ndeshjen e së shtunës ata luajtën me të gjitha forcat. Kështu dua të theksoj se skuadra nuk u mbështet ashtu siç ishin mbështetur skuadrat e tjera, por shpëtoi për meritë të forcave të veta, tha Saliaj.
Lojtarët dhe fundi i kontartave
Administartori i skuadrës theksoi gjithashtu, se skuadra ka nevojë urgjente për mbështetje financiare, pasi pjesa më e madha e lojtarëve janë në fundin e kontratave. Kontratat e lojtarëve kanë qenë njëvjeçare, që do të thotë se ata duhet të nënshkruajnë për të qenë serish pjesë e skuadrës.
Baza e ekipit mendoj se është e gatshme që të qendrojë në skuadër, por gjtihçka varet nga ajo që thashë me lart, pra mbështetja financiare, tha Saliaj. Skuadra ka hasur shumë vështirësi në këtë kategori, ku ndodhet në një udhëkryq përsa i përket të ardhmes. Kjo gjendje e skuadrës po vijon prej shumë kohësh, ndaj së cilës mungon mbështetja.
