E Diel, 1 Nëntor 2026

Lefter Maliqi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: Kam marrë avokat, po bëj gati dosjen

Lefter Maliqi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve: Kam marrë avokat, po

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka denoncuar krimin elektoral që sipas tij u krye në KZAZ 64.

Në një deklaratë për mediet ai ka akuzuar koomisionerët e PS dhe punonjës të Policisë se i kanë vjedhur votat. Lidhur me këtë pretendim, Maliqi ka bërë me dije se ka marrë avokat e po bën gato dosjen.

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numrit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive.

Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu, fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Maliqi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›