Salianji në Elbasan, Berisha: E papranueshme që një anëtar i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të organizojë takim me Suel Çelën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u ndal te deklaratat e Flamur Nokës lidhur me takimin e organizuar nga Ervin Salianji në Elbasan, ku sipas tij ishte i përfshirë Suel Çela.
Nw kwtw kontekst, Berisha tha se vija e kuqe e PD është bashkëpunimi me krimit dhe se nuk e pranon kurrsesi një gjë të tillë.
“Dhe nëqoftëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se, ka qenë dhe është vendimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin.”- u shpreh ai.
Berisha nënvizoi se në gjithë karrierën e tij politike nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kompromis me krimin, duke e konsideruar këtë si vendimin më të drejtë pavarësisht kostos politike.
“Që një anëtar i kuoptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë më Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale. Çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet,” tha Berisha, duke shtuar se informacionet e mbledhura tregojnë se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor në hije i takimit.
Berisha përshëndeti strukturat e PD-së në Elbasan që bojkotuan takimin, duke theksuar se Partia Demokratike ka një linjë absolute të kuqe dhe nuk pranon asnjë formë bashkëpunimi me krimin.
/rtsh.al/