Salihi: Duam pikë ndaj Suedisë
Megjithëse nuk ka arritur të shënojë, Hamdi Salihi ka qenë ndër lojtarët më të mirë për Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e fundit. 25-vjeçari deklaron se edhe në ndeshjen kundër nordikëve, skuadra jonë përfaqësuese do të futet në fushën e lojës me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
“Suedia është ende në lojë për t’u kualifikuar për në Botëror dhe fitorja ndaj nesh i nevojitet për të shpresuar të renditet e para në grup”, theksoi bomberi shkodran.
“Por edhe ne do tëpërpiqemi që të paktën të mos dalim të mundur nga kjo ndeshje. Duhet të klasifikohemi sa më lart në renditjen europiane dhe një rezultat pozitiv do të na ndihmojë të jemi një vazo më lart për shortin e Euro 2012”, shtoi Salihi.
Aktualisht Kombëtarja shqiptare renditet në vazon e katërt në shortin e Kampionatit Europian dhe kërcënohet nga Qipro, që ndodhet vetëm pak pikë poshtë nesh. FSHF-ja ka përcaktuar si kusht një tjetër rezultat si ai ndaj Danimarkës më 9 shtator në “Qemal Stafa”.
Renditja e UEFA-s është e rëndësishme, sepse duke qenë në vazon e katërt, Shqipëria mund të ketë në grup dy skuadra më të dobëta se vetja.
Salihi ka folur edhe për javët e para të aventurës me Rapidin e Vjenës, e cila ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. 25-vjeçari ka realizuar 4 gola në tri ndeshje të kampionatit austriak me fanellen e klubit legjendar, ndërsa ka shënuar edhe një gol në Kupë. Sulmuesi shkodran konfirmoi se një start të tillë nuk e kishte pritur as vetë.
“Nuk e kisha menduar asnjëherë se do ta nisja kaq mirë aventurën me Rapidin. E kisha të qartë se me një skuadër të tillë, sulmuesit e kanë më të thjeshtë se te Riedi që të luajnë mirë dhe të shënojnë”, tha Salihi në intervistën për “Express”.
“Shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. E rëndësishme është që të jap 100 për qind në stervitje, për të fituar besimin e stafit teknik dhe të më jepet shansi për të luajtur. Më pas, kur futem në lojë, gjithmonë jap më të mirën dhe kërkoj gjithmonë të shënoj,” shtoi ai.
Me klubin vjenez, Salihi ka debutuar edhe në kupat e Europës, edhe pse ka luajtur vetëm si zëvendësues. Me 4 pikë në dy ndeshjet e para të Ligës së Europës, Rapidi kryeson Grupin C. Pas austriakëve vijnë Hamburgu, Hapoel Tel-Avivi dhe Sëlltiku.
“Objektivi në këtë aktivitet është që të kalojmë fazën e grupeve, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Në kampionat aktualisht renditemi të tretët dhe objektivi i Rapidit është gjithmonë që të luftojë për titullin kampion”, përfundoi Salihi.