Salihi, gol historik kundër LASK LincSalihi realizoi me kokë pas një krosimi të Stefan Leksas, duke shënuar golin e tij të nëntë sezonal per SV Ried

Hamdi Salihi shënoi golin e parë në fitoren 3-0 në transfertë të SV Ried me Lask Linc (e para historike), ndërkohë që Ried dëshmoi se është skuadra numër 1 Austrinë e Sipërme. Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi shënoi me kokë në minutën e 8-të, ndërsa zëvendësuesi Hervig Dreksel realizoi me një gjuajtje nga larg (74’) dhe me penallti (93’).
Trajneri i ri i Lask Linc, Hans Krankëll, cili fitoi një havë më parë 1-0 me Kartnenin, u godit rëndë nga Salihi me shokë përpara 13.300 shikuesve në stadiumin e shtëpisë. Salihi realizoi me kokë pas një krosimi të Stefan Leksas, duke shënuar golin e tij të nëntë sezonal, ndërkohë që për Leksën ishte asisti i 11-të sezonal.
Lask e përfundoi takimin me nëntë lojtarë, pasi së pari Ivica Vastic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të për një faull ndaj Florian Mader, dhe në minutën e 87-të Gerlad Gansterer shkoi të bënte dush, pasi shkaktoi një faull të rëndë nga Drekselit,
Ried nuk humbet prej gjashtë ndeshjesh, ndërkohë që për herë të parë në historinë e tij kthehet me tri pikë nga Linci.
LASK - SV Ried 0:3
Golat
0:1 (8.) Salihi
0:2 (74.) Drechsel
0:3 (93.) Drechsel (penallti)
LASK: Zaglmair - Gansterer, Baur, Hoheneder, Wisio - Klein, Piermayr, Vastic, Salmutter (73. Mijatovic) - Wallner, Mayrleb
Ried: Gebauer - Hadzic, Glasner, Burgstaller - Brenner, Mader, Yeray - Lexa, Hackmair (91. Gabriel), Nacho (64. Drechsel) - Salihi (89. Huspek)
E Shtune, 18 Prill 2009