E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani vë traun, Tirana e vetme në krye Tashmë, Tirana kryeson me 55 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë (54), ndërkohë që Dinamo pas barazimit me Besën në Kavajë u ngjit në kuotën e 48 pikëve, por që tashmë ndjen fort presionin

Tirana duhet të falënderojë Daniel Xhafën e Vangjel Milen, të parin për dy golat vendimtarë në barazimin 2-2 me Partizanin, ndërsa të dytin për golin e shënuar në fitoren 1-0 të Teutës me Vllazninë, që prodhuan edhe kryesimin e vetëm të 23-herë kampionëve pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 28-të të Kategorisë Superiore.

Tashmë, Tirana kryeson me 55 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë (54), ndërkohë që Dinamo pas barazimit me Besën në Kavajë u ngjit në kuotën e 48 pikëve, por që tashmë ndjen fort presionin e Shkumbinit, që ka katër pikë më pak (44) e ndodhet njëherësh në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

PARTIZANI-TIRANA 2-2

Superderbi i 133-të i dy skuadrave më popullore të kryeqytetit përsëriti shifrat e fazës së dytë, 2-2, madje me të njëjtën “skemë” të shënimit të golave, kur shënoi e para Tirana, barazoi e kaloi në avantazh Partizani, e pak minuta përpara përfundimit të takimit bardheblutë firmosin barazimin.

Në një dekor të denjë për ndeshje ndërkombëtare, e me dy tifozeri entuziaste, secila në sektorin e paracaktuar në “Qemal Stafa”, e sigurisht në praninë e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, takimi i tretë sezonal midis Partizanit e Tiranës dhuroi emocione të jashtëzakonshme, pavarësisht se luanin dy skuadra me pozicione, synime e realitete krejtësisht të kundërta: Tirana, e para, e Partizani në vendin e 8-të; bardheblutë me paga milionere e të kuqtë, ende pa u paguar për një kohë të gjatë, njëra për titullin kampion e tjetra për të mbijetuar midis 12 skuadrave më të mira të Kategorisë Superiore.

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, dëshmoi edhe njëherë se është nja nga strategët më të mirë të kampionatit shqiptar, duke ndërtuar një strategji efikase përballë një Tirane, që zotëron disa nga emrat më të spikatur të Superligës. Të kuqtë dominuan në pjesën më të madhe 96 mintuat e luajtura në total, përfshirë edhe shtesat, madje në minutën e 95-të, nëse zëvendësuesi Rigels Çekaj do të bënte më të lehtën do të kishte fiskuar shifrat 3-2 për Partizanin.

Kronologjia e rasteve pikante të supersfidës nisi me Marius Ngjela në minutën e 14-të, por sulmuesi korçar i Partizanit nuk e kalibroi goditjen në portën thuajse të lënë zbrazët nga portieri veteran i Tiranës. Ngacmimet në portat respektive në fraksionin e parë, nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, pavarësisht se Memelli e Ngjela, dy golashënuesit më të mirë respektivisht të Tiranës e Partizanit, patë disa mundësi shënimi.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për të shijuar, kur të skuadrat shëenuan secila nga dy gola. Daniel Xhafaj realizoi për Tiranën në minutën e 56-të kur shndërroi në gol një pasim të artë të Migen Memellit, ndërkohë që Dritan Babamusta i Partizanit realizoi me kokë në të 63’ pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Artan Karapici. Goli i katët sezonal i Babamustës edhe i dyti rresht pas atij kundër Dinamos.

Barazimi i shpejtë i të kuqve, solli entuziazëm të formacioni i Shpëtim Duros, që më një aksion model për nga ndërtimi e finalizimi, prodhoi edhe golin e bukur të Marius Ngjelës në minutën e 67’, pas një pasi të gjatë të Besmir Begajt (i huazuar nga Tirana). 2-1 për Partizanin, goli i shtatë sezonal i Marius Ngjelës.

Partizani vazhdoi dominimin mbi bardheblutë (Ngjela humbi një rast të pastër, Bakali gjuajti nga distanca), ndërkohë që inkursioni i shkëlqyer i mesfushori të majtë të Tiranës e Kombëtares shqiptare, Ansi Agollit, solli edhe golin e barazimit në minutën e 87-të, kur harkimit perfekt të Agollit iu përgjigj me elegancë Daniel Xhafaj, me një goditje të kalibruar me kokë. Me dy golat kundër Partizanit, Daniel Xhafaj u ngjit në kuotën e 9 golave me bardheblutë. 

Fundi i takimit pati dhe nota nervoze midis mbrojtësit të Partizanit, Luan Pinari e kapitenit të Tiranës, Devi Muka, për një protestë të këtij të fundit pas dëmtimit e vonesës së një lojtari të Partizanit. Momenti i fundit i takoi Partizanit, por Çekaj nuk arriti ta shfrytëzonte mundësinë e artë.

Për të dy skuadrat ky ishte barazimi i 41-të midis tyre në 133 takime historike, ndërkohë që Partizani vazhdon të dominojë me 53 fitore, kundrejt 39 fitoreve që ka Tirana (golat: 196-155).

KATEGORIA SUPERIORE
Java 28

E shtunë, 18 prill 2009, ora 16:30

Partizani-Tirana         2-2
Shënues: Babamusta 63’, Ngjela 67’ / Xhafa 56’, 87’

Teuta-Vllaznia         1-0
Shënues: Mile 61’

Besa-Dinamo         1-1
Shënues: Leci 33’/Ceko 75’

Shkumbini-Lushnja     1-0
Shënues: Dervishi 10’

Elbasani-Bylis         2-1
Shënues: Ahmataj 3’, 61’/ Arapi 40’

Flamurtari-Apolonia 0-0

RENDITJA
Tirana        55
Vllaznia     54
Dinamo     48
Shkumbini     44
Teuta     41
Besa         39
Flamurtari 31
Partizani     30
Elbasani     30
Lushnja     29
Apolonia     26
Bylis     25

E Shtune, 18 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›