Salihi, gol në fitoren e Rapid WienPër 25-vjeçarin shqiptar bëhet fjalë për golin e pestë me fanellën e Rapid Wien

Rrjetet sociale:
Hamdi Salihi shënoi golin e tretë në fitore 4-0 të Rapid Wien kundër Mattersburg. Fitorja vinte pas shkatërrimit 5-1 nga Hapoel Tel Aviv në Europa League.
Sulmuesi shkodran shënoi në minutën e 86-të pas asistit të Kavlak.
Për 25-vjeçarin shqiptar bëhet fjalë për golin e pestë me fanellën e Rapid Wien dhe të shtatin në total, duke marrë në konsideratë dhe dy golat e realizuar me ish-skuadrën e tij SV Ried.
Burimi: www.albania-sport.com
Numri i klikimeve - 6593
E Hene, 26 Tetor 2009