E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizhdili, 10 mln lekë për të ndalur DinamonLajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive “Panorama Sport”, që nga ana e saj i referohet klubit të Dinamos.

Rrjetet sociale:

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, i ka dhënë 10 milionë lekë të vjetra klubit të Skënderbeut për të ndalur Dinamon në Korçë, takimi i javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta sportive “Panorama Sport”, që nga ana e saj i referohet klubit të Dinamos.

Sipas gazetës në fjalë, çdo lojtar i Skënderbeut ka pasur një premio prej 800 mijë lekësh të vjetra, nëse Skënderbeu do të barazonte me Dinamon.

Dhe në fakt, takimi i javës së 8-të të Kategorisë Superiore u mbyll në barazim 1-1.

Soza shënoi për Dinamon në minutën e 4-t dhe Frashëri barazoi për Skënderbeun në minutën e 26-të.


Numri i klikimeve - 6591
  E Hene, 26 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›