Dhunë në Ballsh, Bylis fiton mes protestaveNjë lojtar i kamzalinjve u godit me shishe plastike në kokë të hedhur nga një tifoz vendas.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Bylisi fitoi 2-0 me Kamzën në Ballsh, por takimi u shoqërua me shumë incidente, madje një lojtar i kamzalinjve u godit me shishe plastike në kokë të hedhur nga një tifoz vendas.
PROTESTA E KAMZES
Skuadra nga kryeqyteti protestoi duke u futur në fushë me pesë minuta vonesë në pjesën e dytë në shenjë proteste, pasi në përfundim të së parës, Bylisi kishte kaluar në avantazh me një penallti të shumë kontestuar nga drejtuesit e Kamzës. Për tu veçuar është edhe një incident midis dy futbollistëve të Kamzës, portierit Alfred Osmani dhe Xhenald Radës, të cilët për pak nuk shkuan në konflikt fizik. Bylisi me fitoren ndaj Kamzës ruajti kryesimin tashmë në kuotën 31 pikëve.
Numri i klikimeve - 2810
E Shtune, 05 Dhjetor 2009