Salihi ne nje klub me Boricin
Nese ne barazimin historik pas 62 vjetesh kunder Rumanise 1-1 mesfushori Gjergji Muzaka me golin e tij ishte heroi i takimit Hamdi Salihi me golin ne minuten e 37-te dhe shtyllen e goditur ne te 80 ishte protagonisti absolut i fitores 1-0 kunder Luksemburgut qe e coi Shqiperine ne krye te grupit te D pas dy ndeshjeve te para. Nje statistike qe ka ndodhur edhe nje here tjeter pikerisht pas dy ndeshjeve te para ne eliminatoret e Boterorit 2010 kur me Ari Hanin ne bankine Shqiperia barazoi me Suedine 0-0 dhe fitoi 3-0 me Malten pavaresisht se i mbylli ato ne vendin e parafundit. Per Hamdi Salihin goli kunder Luksemburgut ishte i katerti ne pese ndeshjet e fundit dhe i gjashti ne total ne ndeshjet qe njihen zyrtarisht nga FIFA pavaresisht se ato jane miqesore 4 dhe zyrtare 2. Ne fakt goli i tij i shenuar kunder Milanit ne trofeun Taci Oil nuk njihet nga qeveria e futbollit boteror pasi se pari nuk ishte ne nje date te lire nga FIFA ashtu sic nuk merret ne konsiderate edhe miqesorja kunder Anglise B. Ne radhe te pare jam i kenaqur per fitoren pastaj per golin qe shenova - tha sulmuesi shkodran i cili me rrjeten e tij i dhuroi Shqiperise fitoren e 11-te ne 75 ndeshje gjate eliminatoreve te kampionateve europiane qysh kur legjenda Panajot Pano me golin e tij i siguroi fitoren e pare Kombetares ndaj Danimarkes 1-0 me 30 gusht te vitit 1963. Me golin kunder Luksemburgun Salihi u barazua me Loro Boricin Edmond Kapllanin dhe Bledar Kolen te kater ne kuoten e 6 golave duke qene golashenuesi i trete me i mire ne grupin aktual te Kombetares teksa kapiteni Ervin Skela eshte ne kuoten e 13 golave nje pak se rekordmeni Alban Bushi 14 dhe Erjon Bogdani 12 gola. Ne Top-11 shenuesit me te mire jane dhe Altin Rraklli 11 Igli Tare 10 Sokol Kushta 10 dhe Adrian Aliaj 8 por keta te fundit jane terhequr nga aktiviteti sportiv. Shqiperia do te luaje me 8 tetor kunder Bosnjes aktualisht me tri pike nje kundershtar ndaj te cilit kemi bilanc pozitiv ne 2 takimet e meparshme 1 fitore 2-0 dhe 1 barazim 1 por cilesia e skuadres boshnjake fitoi me Luksemburgun 3-0 humbi me Francen 2-0 nuk eshte ajo e vitit 1998. Nje fitore do ta mbante Shqiperine minimalisht ne dy vendet para pasi Bjellorusia po 4 pike nuk do te kete asnje problem ne ndeshjen e radhes me Luksemburgun. Vendi i pare Nuk duhet te jemi euforike sepse nuk e kemi ate luks. Duhet te qendrojme me kembe ne toke dhe te mos harrojme se kush jemi. Kjo eshte Shqiperia - tha Salihi i cili ka fituar nje vend ne Kombetare ne kohen e Oto Baricit.
GOLASHENUESIT ME TE MIRE
1. Alban Bushi 14
2. Ervin Skela 13
3. Erjon Bogdani 12
4. Altin Rraklli 11
5. Sokol Kushta 10
6. Igli Tare 10
7. Adrian Aliaj 8
8. Loro Borici 6
9. Hamdi Salihi 6
10. Edmond Kapllani 6
11. Bledar Kola 6
GOLAT E HAMDI SALIHIT
Shqiperi-Malte 3-0 1 gol miqesore
Suedi-Shqiperi 4-1 1 gol zyrtare
Mali i Zi-Shqiperi 0-1 1 gol miqesore
Shqiperi-Andorra 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Uzbekistan 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Luksemburg 1-0 1 gol zyrtare
Nuk njihet nga FIFA
Shqiperi-Milan 3-3 1 gol miqesore
9 Shtator 2010