E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energi humbet, por Skela prek 72 topa

Edhe pse Energi Kotbus i Ervin Skelës siguroi një avantazh të dyfishtë brenda 15 minutave të para (Rangelov 8’ e 15’), ish-skuadra e fantazistit shqiptar, Eintraht i Frankfurtit arriti të përmbysë gjithçka e të fitojë takimin 3-2, pikërisht në “Stadion der Freundschaft” (Stadiumin e miqësisë).

Skela dha krosimin e golit të dytë të Rangelovit, topi i harkuar prej tij nga goditja e lirë, kaloi nga Iliev te koka e Mitko Rangelovit, i cili shumë afër portës shënoi.

Gjithsesi, Ervini ishte dhe lojtari me më shumë kontakte nga ekipi i tij: 72 topa të prekur, por duke mos e kaluar kundërshtarin e tij te Frankfurti, mbrojtësin Spiher me 82.

Në minutën e 35-të, Ervin Skela tregoi magjinë e tij, kur me një gjuatje standarde shumë të zgjuar kaloi topin mbi murin kundërshtar, po pa mundur të mposhtë portierin e Eintrahtit, Nikolov.

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›