Salihi vjen me dy gola nga Austria, merr komplemente
Nder lojtaret e fundit, qe u bashkua dje pasdite me ekipin kombetar, ne vigjilje te miqesores ndaj Qipros ishte sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi. Kjo per faktin se lojtari ishte i impenjuar deri te dielen ne mbremje, me ekipin e tij te ri. Shkodrani shenoi nje gol deciziv, ndaj Rapidit te Vjenes, te dielen pasdite dhe ka marre komplimentet e para, sapo eshte takuar me shoket e skuadres. Salihi nuk mund te fshihte gezimin, pas paraqitjes mbreselenese me Riedin ne javet e para te kampionatit. Shkodrani ka arritur qe te shenoje dy nga tre golat e ekipit te tij, duke i siguruar kater pike Riedit ne total. Mes sulmuesve qe ka thirrur Josip Kuzhe, ne vigjilje te ndeshjes se radhes ndaj Qipros, Salihi eshte sulmuesi me ne forme, ndaj pritet qe te aktivizohet titullar.