Kuzhe, vemendjen nga te rinjte
Jahmir Hyka, Emiliano Vila, Elis Bakaj dhe Franc Veliu, disa nga lojtaret me te talentuar te vendit, qe shihen njekohesisht, si te perspektives per ne kombetare, do te jene ne vezhgimin e rrepte te trajnerit Josip Kuzhe. Trajneri pas miqesores do te krijoje bindjen se cilet lojtare nga te rinjte do te jene me tej pjese e kombetares. Pothuajse te gjithe emrat e thirrur, prej me te dalluarve te edicionit te fundit, do te aktivizohen ndaj Qipros. Mesohet se ata qe do te bejne diferencen ne fushe, trajneri ka ndermend t'i perfshije ne skuader, ne takimet e mbetura eliminatore ndaj Danimarkes dhe Suedise. Pas dy ndeshjeve eliminatore, pritet qe te publikohen emrat e senatoreve qe nuk do te jene me pjese e kombetares, si dhe te lojtareve te rinj ne moshe, te cilet duke filluar nga viti tjeter do te perfshihen rregullisht ne radhet e ekipit kombetar.