Saliu, 56 vjet pa shkelur në Viçidol, ka lënë gërmadhë kullën e babës
- Populli thotë: – Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij -
Prej 20 vitesh, që nga viti 1992 kur iu dorëzua pushteti dhe drejtimi i vendit e deri sot që e drejton përsëri, Sali Ram Berisha vazhdon të betohet e të përbetohet se do ta bëj Shqipërinë, kopshtin më të lulëzuar të globit. Vazhdon të betohet e përbetohet deri me fjalë nderi (veç nderin nuk e dimë ku e ka), se do ti bëjë shqiptarët, popullin më të lumtur të globit. Vazhdon të betohet e të përbetohet, se Shqipëria do të jetë qendra më e zhvilluar e ekonomisë botërore.
Se sa e ka arritur Sali Berisha me pushtetet e tij mrekullinë botërore, këtë e tregoi platforma e tij e Ekonomisë zero. E tregoi Çeku i bardhë. E tregoi mbyllja, falimentimi dhe kthimi në gërmadhë i 4340 kombinateve, uzinave, fabrikave, ndërmarrjeve e qendrave prodhuese. E tregoi hedhja në rrugët e papunësisë e afro 1.5 milion shqiptarëve. Se sa i bëri shqiptarët popullin më të lumtur të globit, këtë po e tregon ende sot papunësia dhe varfëria ekstreme, që ka pllakosur deri tek supa e fëmijëve të djepit. Ekonomia reale e Shqipërisë nuk është ajo që Sali Berisha broçkollit me ekraneve me shifra mashtruese, por është ajo po përjetohet barabarisht këto 7 vitet e fundit nga 80% e shqiptarëve, të cilët luten, lypin, skllavërohen, kriminalizohen e vet-vriten për bukën e gojës. Se çfarë i ka bërë dhe po i bën Shqipërisë ky kallëp e sojsës kryeministër, këtë e tregon mbetja e vendit jashtë BE edhe pas 22 vitesh. E tregon hanxhari që ky anti-shqiptar i përbetuar, ka marrë në dorë për të copëtuar trojet kombëtare e për tua dhënë ato grekëve, si vazhdues i tradhëtarëve pro-serbë, dajo e nip Esat Pashë Toptani e Ahmet Zogolli.
Po kush po na bilbilos, që Shqipërinë do ta bëj kopësht të lulëzuar? Na e thotë Sali Berisha. Po a mund ti besohen këtij demagogu gjepura, broçkulla e mashtrime të tilla për Shqipëri të lulëzuar, kur pikërisht ky bir harram ka braktisur e ka lënë gërmadhë shtëpinë e tij në Viçidol të Tropojës. A mund të besohet vallë, se do të ndërtoj shtëpinë e shqiptarëve Sali Berisha, djali harram që ka lënë shkret e gërmadhë shtëpinë e tij, vatanin ku ka lindur e është rritur?! Kam 20 vjet që dëgjoj Sali Berishën, duke deklaruar se do rindërtoj Shqipërinë e re. Unë do të vazhdoja ta besoja Sali Berishën në këto gjepura që bluan në tru e nxjerr nga goja pa pushim, por është një fjalë e urtë popullore shqiptare, madje tej ballkanike, që thotë: Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij.
Shkoni në Viçidol dhe shikoni kullën e Ram Berishës. I biri harram-sës Sali Berisha, ia ka lënë gërmadhë kullën, ia ka mbyllur portën, madje çuditërisht nuk e përmend kurrë atë, ashtu siç nuk ka përmendur kurrë as prindër, as vëllezër, as motra, as daja, as axha e askënd nga berishët. Aktaulsiht, kulla e tij në Viçidol është rrënuar krejt, me mure e trarë të rrëzuar, si han i braktisur duke u kthyer në shtëpi banimi vetëm për lopët, gomerët, dhitë, macet, zvarranikët e kukuvajkat. Ndërsa djali harram-sës Sali Berisha, nuk ka denjuar as për nostalgji e as për sy të fshatit, të shkojë e ta shikojë votrën e babës, brenda të cilës lindi, hapi sytë dhe u ngrit në këmbë. Sali Berisha i ka kthyer shpinën kullës së babës qysh në moshën 13 vjeçare, kur partia e çoi me studime në Tiranë. Dhe që atëherë, duket se hodhi gurin prapa, për të mos ia parë më as pragun e as oxhakun nga larg.
Prej 56 vitesh e deri sot që është plakush 69 vjeçar, Sali Berisha nuk e ka parë më me sy shtëpinë e vet. Saliu, si të kishte bërë një betim-mallkim për të mos e shkelur me gjallje shtëpinë e babës, nuk u kthye më kurrë në atë kullë, as në pushimet verore, as kur përfundoi shkollën e mesme, as kur përfundoi studimet e larta, as kur përgatiti dokumentet për komunist, as kur u pranua komunist, as kur u fejua me vajzën e çiftit të ofcerëve të UDB-serbe Ramovic. Madje, as kur u martua me Sllobadankën (Lirinë) nuk shkoi me nusen serbe ti tregotne kullën ku kish lindur e ish bërë 13 vjeç, as kur lindi fëmijët nuk i çoi atje. Kudo ka shkelur Sali Berisha, gjatë 56 viteve, përveç shtopisë ku lindi e u rrit.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e universitetit.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën Komitetit Qëndror të PPSH.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-ministrisë së Brendëshme, si i besuar i
dikaturës.
- Ka shkelur e ka hyrë si kollovar në portën e vilës së vjehrrit e vjehrrës Rexhep e Milica Ramoviç, kolonelë dhe agjentë të UDB-së.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-Dëgës së Punëve të Brendëshme, si ish përgjues e spiun amiqsh.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-hetuesisë sekrete, si denoncues i armiqëve
- Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-zyrave të internimit të armiqëve të popullit
- Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-sallave të gyqeve politike, si dëshmitarë e kërkues pushkatimesh dhe varjesh në litar të armiqëve.
- Ka shkelur e ka përgjuar në portat dhe rrugicat e Tiranës natën e ditën, duke vigjëluar për të zbuluar e hequr traktet dhe veprimtarinë armiqësore të armiqëve të partisë.
- Ka shkelur e ka përgjuar në korridore dhe pas portash të auditorëve e spitaleve, për të përgjuar dhe zbuluar kolegë e studentë armiqë
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e bllokut komunist, si shërbëtor besnik i familjeve të bllokut.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së ish-ministrit famëkeq të dikaturës Hekuran Isai.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Hysni Kapos si shërbëtor besnik i familjes.
- Ka qenë familjrisht me pushime në rezidencat e diktatorit Hoxha, ka shkelur, ka hyrë e është ulur këmbëkryq në oxhakun e shtëpisë së tij.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën kryemafiozit, anti-shqiptarit serb Damir Fazlliç.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Milosheviçit dhe të krye-terroristit serb Arkan, ku ka bërë pazare për trafiqe armësh e karburantesh dhe për spastrim të shqiptarëve të Kosovës.
- Ka shkelur e ka hyrë në portat e vilave të dikatorëve Ben Ali, Mubarak, Gedaf, Bashar al Assad etj, për të bërë pazare për trafiqe armësh.
- Ka shkelur e ka hyrë në portën e qeverive shoviniste greke, duke bërë pazare për copëtimin e trojeve shqiptare.
- Sali Berisha ka trokitur, ka shkelur e ka hyrë edhe në portën e djallit, për të bërë karrierë, për të marrë e për të mbajtur pushtet, për fshehur krimet e për të pasuruar fëmijët
Kudo ka trokitur, ka shkelur e ka
