E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda, turizmi dhe peshkimi

ANASTAS ANGJELI

Sa herë, çdo vit, në prag dhe përfundim të sezonit turistik i kthehemi dhe rikthehemi turizmit, si degë prioritare e zhvillimit të ekonomisë së vendit. Shifra komente për suksese e rezultate mahnitëse, bum turistik etj. etj. fillojnë të komentohen e të interpretohen. Shpesh, ndeshjet makro apo krahasimet statistikore ia arrijnë qëllimit që të mos matin me kujdes efektet në ekonominë reale. Përcaktojmë si prioritet turizmin dhe themi shpesh sistemi dhe ecuria e tij. Por, siç të gjithë e dimë, nuk mund të ketë sistem pa hallka, dhe nëse këto janë të shkëputura apo spontane, gjithçka që ne i referohemi si industri e turizmit nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të fshehur të vërtetën.
Sepse, që turizmi është një degë që duhet të shndërrohet në prioritet, kjo tashmë nuk ka diskutim. Që strategjitë e zhvillimit duhet të zëvendësojnë spontanitetin,  infrastruktura turistike duhet të zëvendësojë kaosin, rregulli të zëvendësojë rrëmujën, kultura e shërbimit turistik (hoteleri, restorant, shërbime të ndryshme) duhet rritur e përmirësuar cilësisht, furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike duhet të jetë i sigurt për 24 orë gjatë sezonit turistik (dhe jo vetëm), që shërbimi primar shëndetësor duhet të jetë prezent në çdo qendër turistike, që pastrimi i këtyre qyteteve mbështet një turizëm higjenik etj. etj. tashmë këto dihen, duhen, po thuhen e stërthuhen, nga një sezon turistik në tjetrin, por
Nuk do të bëj këtu një analizë të plotë të këtij sektori dhe problematikës së tij, as të rezultateve, shifrave për numrin e turistëve dhe krahasimeve, nga një periudhë në tjetrën. As të ardhurat e siguruara apo jo nga ky vit turistik (kur viti turistik të përfundojë, mund të bëjmë analiza të plota). Do të ndalem në disa probleme që frenojnë zhvillimin e këtij sektori prioritar, dhe më konkretisht në të ashtuquajturën drama e ujit dhe stresi i mungesës së energjisë elektrike gjatë sezonit turistik këtë verë në Sarandë (po besoj edhe në zona turistike të vendit), siç e konstatova dhe e përjetova vetë, në ato pak ditë pushimi që kalova në qytetin tim të dashur, vendlindjen time.
DRAMA E UJIT DHE BIZNESI I AUTOBOTEVE TE UJIT
Gjatë këtyre 20 viteve, qyteti i Sarandës është zhvilluar, është zbukuruar, është zmadhuar, është trazuar, është ndërtuar, por edhe betonizuar, është rritur dhe rregulluar. Qytetarët e Sarandës, të dashur e mikpritës, të kulturuar dhe punëtorë, mikpritës jo vetëm mes tyre, por sidomos për turistët vendës dhe të huaj, e shohin turizmin si biznesin më me interes dhe përpiqen ta zhvillojnë atë. Kanë shënuar një farë rezultati e progresi në këtë biznes, por kanë mjaft shqetësime e probleme. Por një problem madhor, që shqetëson qytetin, gjithë qytetarët e Sarandës, turistët dhe pushuesit vendës e të huaj, dhe biznesin (hoteleri, restorant) është dhe mbetet mungesa e furnizimit të këtij qyteti me ujë të pijshëm. Një dramë e vërtetë. Qyteti, që në afërsi të tij ka burime dhe rezerva me ujë të pijshëm për të furnizuar gjithë Shqipërinë dhe jo një qytet si Saranda. Për vite të tëra flitet e stërflitet për projekte, të cilat asnjëherë nuk fillojnë e mbarojnë që të kenë në finale zgjidhjen e këtij problemi. Zona të tëra të qytetit (lagje të tëra në pjesën e vjetër dhe e gjithë pjesa e re e qytetit nga Turizmi në Kanal të Çukës) nuk kanë akses me ujë të pijshëm. Njerëz me bidonë në duar që vrapojnë drejt autoboteve, autobote që nxitojnë të bëjnë sa më shumë rrugë drejt rezervuarëve të pallateve dhe hoteleve. Këtë sheh çdo mëngjes, drekë dhe mbrëmje. E si mund të bëhet turizëm dhe pushime pa ujë? Çfarë ka ndodhur dhe cilat janë arsyet?
Pa dyshim që arsyet janë të shumta dhe jo të një dite. Ato janë arsye që lidhen me investimet për ujësjellësin, janë arsye teknike dhe organizative, janë arsye të drejtimit dhe menaxhimit të ujësjellësit në Sarandë etj. etj. Më konkretisht:
Së pari – Ujësjellësi aktual, që furnizon qytetin e Sarandës (unë nuk jam ekspert ujërash), nga pikëpamja e kapacitetit është tërësisht i pamjaftueshëm dhe po ti shtojmë dhe koston e përdorimit të pompave në Vrion (për ngritjen e nivelit të ujit që për muajt Maj deri në Shtator shtohet me rreth 2.5 milionë lekë në muaj) është edhe tërësisht joefektiv.
Së dyti – Drejtimi dhe menaxhimi i Ujësjellësit të Sarandës, edhe me kaq kapacitet uji që ka, është thuajse kaotik.
Së treti – Për më tepër, drejtimi i Ujësjellësit, prej më shumë se një viti, vazhdon të jetë në ngërç vendimmarrjeje (më lehtë merr vendime Këshilli i Sigurimit të OKB-së për problemet më të rëndësishme të globit, se sa Bordi i Ujësjellësit për furnizimin me ujë në Sarandë!) për shkak të mosarritjes së konsensusit të organeve vendimmarrëse të kësaj kompanie (bordit), rrjedhojë e mungesës së konsensusit të Këshillit Bashkiak të qytetit për këtë çështje (a thua se nuk duan ujë edhe vetë ata, pavarësisht se të kujt partie janë).
Së katërti – Gojët e këqija në Sarandë thonë se situata dramatike e furnizimit me ujë, sidomos gjatë verës, është e lidhur me zhvillimin e një biznesi të ri, atij të furnizimit me autobote me ujë të ndërtesave, hoteleve, restoranteve, kostoja e të cilave varion nga 2500 në 4000 lekë (të rinj) për bot. Vetëm një hotel, me 25-30 dhoma, do dy autobote në ditë me ujë, që arrin në një kosto prej gati 100 mijë lekësh në muaj (1 milion lekë të vjetër) për çdo subjekt, hotel apo restorant.
Biznesi i autoboteve të ujit në Sarandë përflitet si biznes jo i keq dhe pse jofitimprurës, jo vetëm për autobotet, por dhe për ata që fshihen pas tyre.
Pasojat: Saranda, qytetarët, pushuesit, turistët, bizneset vuajnë dramën e mungesës së ujit.
Zgjidhja: Për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Sarandës është i nevojshëm një investim i ri në ujësjellës (ndoshta projekti i kalasë), i cili kërkon angazhime dhe kalimin nga premtim në zbatim real nga ana e qeverisë dhe rritjen e presionit pozitiv të organeve lokale për këtë çështje. Gjithashtu, për të menaxhuar më mirë situatën aktuale edhe kështu siç është, kërkohet konsensus nga Këshilli Bashkiak dhe më shumë vendimmarrje nga Bordi i Ujësjellësit dhe menaxhim efektiv (deri tani i munguar) nga drejtuesit e kësaj kompanie.
STRESI I MUNGESES SE ENERGJISE ELEKTRIKE
Një çështje tjetër, po kaq sensibile, shqetësuese dhe me ndikim jo pozitiv në zhvillimin e turizmit në qytetin e Sarandës, është dhe mbetet edhe ndërprerja, deri në mungesa për orë të tëra, e energjisë elektrike. Me gjithë premtimet për 24 orë furnizim pa ndërprerje, mungesa e energjisë elektrike është shndërruar në një stres tjetër për qytetarët, pushuesit dhe bizneset e këtij qyteti.
Pasojat: Kjo që them nuk është propagandë politike, por shqetësim qytetar për këtë realitet. Dhe ja sepse: E keni provuar të jeni në ashensor (turist, pushues, qytetar vendës), për më tepër i shoqëruar edhe me fëmijë të vogël, dhe, papritmas (kjo ndodh shpesh thuajse çdo ditë), të ikë energjia elektrike? Po të mos kesh telefon celular me vete, mund të përjetosh makthin e asfiksisë. E keni provuar të shkoni në shtëpi, hotel, restorant etj. dhe ti gjeni të gjitha pajisjet elektrike të dëmtuara(nga ndërprerja, goditja, tensioni i lartë)?
Një stres më vete. Kjo ndodh në Sarandë (nuk e di në Durrës, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Velipojë, Himarë, Dhërmi, Ksamil etj). E keni provuar çdo shqetësim që vjen nga mungesa e energjisë elektrike?
Zgjidhja: Zonat turistike, dhe veçanërisht Saranda, kanë nevojë emergjente për investime të reja në fushën e energjisë, sidomos zona hotel Butrinti – Kanali i Çukës, duke e përfshirë këtë zonë në atë të qytetit, dhe vendosjen e një linje të re furnizimi 20 kv. Pushuesit dhe turistët, qytetarët dhe biznesi janë më të qetë, më të sigurt dhe nat

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›