E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: 146 milionë euro të IPARD në dispozicion të fermerëve brenda këtij viti

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot në Kuvend se fondet e programit IPARD do të jenë në dispozicion të fermerëve brenda këtij viti.

Duke iu përgjigjur deputetit të LSI-së, Tedi Blushi, i cili ngriti shqetësimin për fondet e IPARD, Salla tha se procesi është aktualisht në hetim, por siguroi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha procedurat e kërkuara.

Sipas tij, 146 milionë euro pritet të rikthehen në dispozicion për mbështetjen e fermerëve, me synim rritjen e investimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor.

Ai shtoi se paralelisht fermerët po mbështeten edhe përmes skemave kombëtare dhe investimeve në ujitje dhe kullim, të cilat mbeten prioritare për bujqësinë. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›