E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: Librazhdi prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit, bletaria po rrit vlerën e ekonomisë lokale

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Në Librazhd u zhvillua “Festa e Mjaltit”, një aktivitet që prej nëntë vitesh bashkon bletërritësit dhe prodhuesit e zonës, duke promovuar mjaltin dhe produktet e bletarisë shqiptare.

Të pranishëm në këtë festë ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kreu i grupit parlamenta të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë të Librazhdit Mariglen Disha, deputetët Arbjan Mazniku dhe Bora Muzhaqi, si dhe të ftuar të tjerë.

Ministri Salla tha se, “sot zona e Librazhdit numëron rreth 7,500 koshere dhe prodhon rreth 150 tonë mjaltë në vit”. Ai theksoi se bletaria po lidhet gjithnjë e më shumë me gastronominë, agroturizmin dhe ekonominë lokale.

Sipas tij, ky zhvillim krijon më shumë vlerë dhe mundësi ekonomike për familjet e zonës, ndërsa aktiviteti synon të promovojë traditën dhe potencialin prodhues të Librazhdit.

1 nga 7

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›