E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla ndan historinë e “Dardha Bio”: Nga një stabiliment, sot 13 struktura prodhimi me 1,5 milionë zogj

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Nga një stabiliment i vetëm në vitin 2002, “Dardha Bio” është zgjeruar ndër vite në një sipërmarrje të rëndësishme në sektorin e shpendarisë, duke numëruar sot 13 stabilimente me kapacitet rreth 1,5 milionë zogj.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau në rrjetet sociale historinë e kompanisë, duke e sjellë atë si një shembull të rritjes dhe investimit në këtë sektor.

Krahas kapaciteteve të prodhimit, “Dardha Bio” disponon edhe një thertore me kapacitet përpunimi prej 1 000 krerësh në orë, ndërsa aktiviteti i saj siguron rreth 35 vende pune.

Historia e sipërmarrjes nis në vitin 2002 me një strukturë të vetme dhe vijon me zgjerimin gradual të kapaciteteve, duke përfshirë prodhimin, rritjen dhe përpunimin e shpendëve.

Sipas ministrit Salla, zhvillimi i “Dardha Bio” dëshmon potencialin e investimeve private për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në bujqësi, si dhe për forcimin e sektorit të shpendarisë në vend.

Investimet në struktura të tilla synojnë gjithashtu rritjen e prodhimit vendas dhe krijimin e më shumë mundësive për punësim në sektorin agroushqimor.

1 nga 2

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›