E Diel, 1 Nëntor 2026

Salustro kërkon edhe 2 muaj paraburgim për “Grupin e Drenicës”

Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe gjashtë bashkëluftëtarëve të tij.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit.

Ai tha se, kërkesa është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës me arsyetimin kinse ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimit në prova dhe dëshmitarë.

“Unë si avokat i Selimit mendoj se kjo kërkesë dhe vet vendimi për paraburgimin e Selimit dhe të tjerëve në këtë çështje, i njohur si “Grupi i Drenicës” është krejtësisht pa asnjë arsyeje juridike ngase Selimi dhe gjithë të tjeret me ftesë vet janë lajmëruar në Prokurori”, ka thënë Gashi.

Ai tha se, nuk ka asnjë indice minimale se ata të kenë tentuar të ndikojnë në prova dhe dëshmitarë.

“Unë besoj edhe të gjithë kolegët e mi do të paraqesim kundërshtim në këtë propozim të Prokurorit dhe shpresojmë që gjykata të mos e aprovoj kërkesën dhe t’i lirojë nga paraburgimi apo atë ta zëvendësojë me ndonjë masë tjetër më të lehtë”, ka thënë mbrojtësi i Selimit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›