Sam Simon: Po vdes nga kanceri, pasurinë ua lë të varfërve e qenve
SHBA - Bashkautori i njërit nga serialet më të famshme të animuara “The Simpsons”, Sam Simon, është i sëmurë nga kanceri dhe i kanë mbetur vetëm edhe disa muaj jetë.
Para vdekjes, ai ka vendosur që pasurinë t’ua lërë njerëzve të varfër dhe qenve.
Nëntë herë fituesi i çmimit Emmy është shumë i njohur për humanitetin e tij, ndërsa përveç ndihmës për organizatat që ndihmojnë njerëzit në nevojë, ai i ka ndihmuar edhe kafshët.
Pesë muaj më parë, ai është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë dhe është në fazën përfundimtare.
Simon nuk ka familje, ndërsa pasuria e tij shumëmilionëshe do t’u shkojë në ndihmë njerëzve të uritur dhe atyre që kujdesen për qentë.
(er.nu/tg/BalkanWeb)