Greqi, banorë e turistë hidhen në det që t’i shpëtojnë zjarrit
Një zjarr që shpërtheu në një zonë me bimësi të ulët në zonën e Agjia Marina në Greqi, kërcënoi banorët dhe shtëpitë e tyre në Livadhin e Madh dhe Kutala.
Tymi i zjarrit shkaktoi një atmosferë mbytëse dhe të dyja zonat u evakuuan pas një vendimi të komandantit të policisë.
Sic duket edhe në foto, banorët dhe turistët, madje edhe me rroba banjoje, zbritën në det. Disa prej tyre morrën edhe varka, për t’iu shmangur rrezikut duke lënë cantat e tyre në breg.
Ndërkohë zjarrfikëset punonin për të shuar zjarrin që iu afrohej gjithnjë e më shumë shtëpive të banimit. Sipas shtypit lokal, zjarri ka djegur dy ndërtesa. Tashmë ai është vënë nën kontroll, por ka ende pika ku flakët rigjallërohen.
Në vendngjarje shkuan 6 zjarrfikës, tre automjete, një çisternë private, një helikopter etj.
(Balkanweb) Lidhje te tjera FOTO - Banorë e turistë hidhen në det që t’i shpëtojnë zjarrit