Samaras sot me Ban Ki-muni për emrin e Maqedonisë
Kryeministri grek Andonuis Samaras sot në Nju Jork do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, me të cilin do të bisedojë për Qipron dhe emrin e Maqedonisë, dy çështje në të cilat organizata botërore ka rol të ndërmjetësuesit.
Katimerini, sot shkruan se ndërmjetësuesi Metju Nimic para disa muajve e ka propozuar emrin Republika e Epërme e Maqedonisë, diçka që Athina zyrtare nuk e pranon sepse përcaktimi gjeografik ka të bëjë me rregullimin shtetëror, e jo me emrin e vendit.
Sipas gazetës pro-qeveritare, Nimic tani po përgatitet për raund të ri kontaktesh me të dyja palët.
Samaras me Ban Ki-munin do të bisedojë edhe për gjendjen në rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe në Mesdheun lindor.