E Diel, 1 Nëntor 2026

Sami Neza per ABC News PS nuk ka besim te komisioneret e saj

Partia Socialiste ka lënë të kuptohet se nuk ka patur besim tek komisionerët e saj.

“Deklaratat e Ramës janë të pabesueshme, pasi i ka sipas interesit të tij”.

Kështu është shprehur analisti i njohur Sami Neza, gjatë një interviste në studion e “ABC News”, duke komentuar zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me situatën aktuale elektorale në vend, kur po vijon ende procesi i numërimit të votave.

Sa u përket betejave elektorale në rrethe, ai tha se surprizë ka qenë përshembull diferenca mes dy kandidatëve në Berat.

Ai vuri në dukje gjithashtu, se numri i votave të fituara në rang vendi, nëpër komuna nga Partia Demokratike, është shtuar, rreth 80 të tilla.

Por Neza nuk la pa përmendur as incidentin e shkaktuar nga deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i cili kapërceu kangjellat e një shkolle për t’u futur me çdo kusht brenda një qendre votimi.

“Ky veprim ka qenë pjesë e tentativave për bllokimin e procesit të numërimit të votave”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›