E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Zgjedhjet e 8 Majit realizuan progres per standardet

Presidenti i vendit, Bamir Topi, vlerëson se zgjedhjet e 8 Majit shënuan një progres në standardet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i shtetit vlerëson pjesëmarrjen e lartë dhe sjelljen qytetare ditën e zgjedhjeve ndërsa thekson se zgjedhësit shqiptar dëshmuan maturi dhe ndjeshmëri për t`u dhënë të gjithë besimin dhe integritetin e nevojshëm procesit zgjedhor.

Topi tha se 8 Maji ishte një ditë normale votimi.

“Qytetarët e thanë fjalën e tyre, e shprehën vullnetin e tyre, bënë zgjedhjet më të mira për ta.

Ndërkohë që tani është përgjegjësia politike e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, që të dëshmojë vullnet të qartë politik për të respektuar votën qytetare.

Çdo vonesë, pengesë apo alibi për të zgjatur mbylljen e procesit të numërimit tërësor të votave është e dëmshme për integritetin e procesit dhe frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit”, theksoi Topi.

Më tej, presidenti u kërkoi publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›