Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mbërrijnë liderët e Unionit nga Macron, Scholz, Meloni deri te Mitsotakis e Rutte

Teksa Tirana prek Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor, vijon të mbërrijnë liderët e vendeve anëtare të BE. Kryeministrin Rama ka pritur zyrtarët e lartë, ndërsa nuk kanë munguar përqafimet me disa prej tyre. Kanë mbërritur edhe presidenti francez Macron, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, presidenti bullgar, kryeministri grek Mitsotakis, kancelari Scholz etj.
Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin kanë patur një takim të ngrohtë dhe me përqafime me kryeministrin Rama.
/rtsh.al/