E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministrja Marin: Samiti i rëndësishëm, mjedisi i sigurisë në Europë është sfiduar nga Rusia

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka mbërritur pak më parë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Pas pritjes nga Kryeministri Rama, Marin deklaroi para mediave se po diskutohet me liderët e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane në një kohë kur mjedisi i sigurisë po sfidohet nga Rusia.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, është konsideruar si mjaft i rëndësishëm nga Marin, për diskutimin e disa prej çështjeve kryesore sikurse janë kriza energjetike, zgjerimi i BE, etj.

“Po diskutojmë së bashku me fqinjët tanë të BP për të ardhmen evropiane sidomos në këto kohë kur mjedisi i sigurisë në Europë është sfiduar nga Rusia. Është shumë e rëndësishme të kemi një tryezë të përbashkët për të diskutuar për këtë çështje e shumë çështje të tjera kur vjen fjala për energjinë, zgjerimin e BE dhe po kështu dhe çështje shumë të rëndësishme për shembull, jam shumë entuziaste për aspektin e marrëveshjes Roaming që do ulë tarifat sepse këto janë aspekte që përmirësojnë jetën e njerëzve”, tha Marin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›