Samiti Europian në Tiranë, TIA: Më 15 dhe 16 maj pasagjerët të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton pasagjerët që udhëtojnë në datat 15 dhe 16 maj, të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.
Në një njoftim të saj, TIA bën të ditur se, më 15 dhe 16 maj, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa.
Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve, priten vonesa dhe trafik i rënduar.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” këshillon pasagjerët që udhëtojnë në këto data që të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para fluturimit.
