E Martë, 3 Nëntor 2026

Agroturizmi në Petrelë, punësim e mbështetje ekonomisë lokale

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Në Daias, Petrelë  “Nano Bio-food Resort”, i themeluar nga Kliti Nano mes kodrave të gjelbra të Petrelës, është një oaz i harmonisë mes natyrës, ushqimit bio dhe mikpritjes së ngrohtë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndërsa solli pamje nga ky agroturizëm në rrjetet sociale e vuri theksin tek fakti se ushqimet që konsumohen në fermë merren direkt nga serrat e resortit  si dhe tokat përreth, për t’u shndërruar në pjata të gatuara me shumë kujdes që reflektojnë filozofinë e të jetuarit sa më pranë natyrës.

“Përtej përvojës për vizitorët, ky model sipërmarrjeje ka gjallëruar ekonominë vendase, duke punësuar banorë të zonës në bujqësi, kulinari e shërbim dhe kthyer resortin në një burim të qëndrueshëm zhvillimi”, shtoi Denaj.

Lehtësitë dhe mbështetja në agroturizëm ka bërë që vitet e fundit të shtohen oaze të tillë në të gjithë vendin, duke krijuar përvojë të re për vizitorët e shumtë por edhe model të ri ekonomik në zonat rurale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›