E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti, Gonxhja: Nevojiten mekanizma konkretë që e bëjnë diasporën pjesë aktive të vendimmarrjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka kërkuar më shumë mekanizma konkretë për ta bërë diasporën pjesë të vendimmarrjes aktive në vend.

Në Samitin  IV të Diasporës, Gonxhja tha se nuk mjafton vetëm ruajtja simbolike e lidhjes me atdheun.

Ai theksoi se po punohet për të ndërtuar këtë vizion të ri, ku kultura dhe turizmi janë dy shtylla të forta të diplomacisë që vjen nga turizmi.

 “Nuk mjafton vetëm ruajtja simbolike e lidhjes me atdheun. Kemi nevojë për mekanizma konkretë që e bëjnë diasporën pjesë aktive të vendimmarrjes, përtej votës, të zhvillimit dhe projekteve konkrete kombëtare. Shqipëria po punon për të ndërtuar këtë vizion të ri, ku kultura dhe turizmi janë dy shtylla të ndërthurua shumë të forta të diplomacisë që vjen nga kjo forcë e jashtëzakonshme ekonomike që është turizmi”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›