E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Kanosën një të ri duke i kërkuar 30 mijë euro dhe i morën makinën, arrestohen 3 persona

Tre shtetas janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kanosur një 30-vjeçar për t’i marrë 30 000 euro.

Ngjarja u zbardh pas kallëzimit të bërë nga shtetasi K. S., i cili deklaroi se në një lokal ishte kërcënuar nga tre persona, të cilët dyshohet se mbanin edhe armë zjarri, duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas, mesditën e një dite më parë, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin që t’u jepte 30 000 euro dhe më pas i kanë marrë automjetin tip “BMW”, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Vlorës finalizoi operacionin e koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar: A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi si automjetin e përdorur nga autorët, ashtu edhe makinën e marrë 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›