E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti Growth Plan “Our pathway to EU” mirëpret në 21 nëntor në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisioneren Kos

Shqipëria do të mirëpresë këtë të premte (21 nëntor) Samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku do mbledhë në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Diskutimet për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, do të jenë në fokus të punimeve të këtij samiti.

Sipas agjendës së bërë publike, liderët do të mbërrijnë në orën 09:30, për t’iu bashkuar punimeve të samitit i cili do të nisë në orën 10:00.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos do të mbajnë fjalët hapëse dhe pas përfundimit të punimeve të samitit, në orën 11:30 do të realizohet fotoja familjare.

Më pas, në orën 11:35 Kryeministri Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda

09:30  – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

            •           Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

            •           Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  – Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›