Samiti SHBA-Ballkan rajoni si nje i tere
Shteti amerikan i Maryland aleanca US-Ballkans si dhe Porti i Baltimores kane organizuar te marten nje takim biznesi per vendet e Ballkanit dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete takim moren pjese rreth 40 kompani dhe organizata amerikane si dhe ambasadore te vendeve te Ballkanit Perendimor.
Qellimi kryesor i ketij takimi ishte ti tregoje kompanive amerikane mundesite ekonomike qe ofron Ballkani Perendimor. Veprimtaria shenoi dhe takimin e pare te forumit ekonomik mes Ballkanit Perendimor dhe SHBA-se i cili do te mbahet me 23 dhe 24 Mars te 2011 ne Baltimore Maryland.
Sipas sekretarit te shtetit te Maryland John McDonough ndersa samiti US-Ballkans do te terheqe kompani nga e gjitha Amerika shteti i Maryland eshte i nderuar te prese kete ngjarje historike. Ne vleresojme mbeshtetjen e vendeve te rajonit dhe Departamentit Amerikan te Shtetit- tha ai duke shtuar se Marylend ka lidhje te forta ushtarake me Bosnje Horcegovinen dhe eshte shteti i pare qe ka nje zyre tregtie ne rajon.
Zyra e hapur ne Podgorice sipas John McDonough i dedikohet zhvillimit te tregtise dhe investimeve midis Maryland dhe Ballkanit Perendimor.
Presidenti i aleances US-Ballkans Charles Dillon pohoi se disa nga kompanite me te mira jo vetem nga Maryland por dhe nga e gjithe Amerika ishin te pranishme ne takim per te mesuar me shume rreth mundesive qe ofron rajoni.
Ne jemi te bindur se kjo ngjarje do te jete nje tjeter hap i rendesishem ne zhvillimin e marredhenieve te ngushta midis biznesit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe rajonit si nje i tere. Ne fakt ky eshte takimi i pare i ketij lloji qe mbahet ne Amerike dhe besoj se kjo eshte vecanerisht e rendesishme qe do te mbahet ne SHBA prej dhe nga vijne kompanite. Promovimi i Ballkanit si nje i tere eshte menyra me e mire per te terhequr biznesin amerikan- tha Dillon.