E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Progresi po demtohet nga ngerci politik dhe korrupsioni

WASHINGTON- Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian jane te shumta pavaresisht perparimit te mire qe Shqiperia po ben drejt integrimit te plote ne institucionet euro-atlantike. Deklarata u be nga Zv. ndihmes sekretari i Shtetit per ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise Tom Kantrimen gjate nje seance degjimore ne Komisioni amerikan te Helsinki.

Kantriman tha se ky perparim i Shqiperise eshte demtuar nga korrupsioni dhe mosmarreveshjet politike perfshire bojkotimin e parlamentit nga opozita. Mosmarreveshje te tilla nuk i sherbejne interesave te popullit shqiptar dhe duhet te marrin fund tha ai.
Zv.ndihmes sekretari amerikan i Shtetit theksoi se pikerisht keto mosmarreveshje politike ishin nje prej arsyeve te cituara nga Bashkimi Evropian qe Shqiperise iu mohua muajin e kaluar dhenia e statusit kandidat per ne BE.

Mberthimi ne kete ngerc politik e ka penguar Shqiperine te zbatoje reforma te rendesishme ne nje numer fushash kyce per procesin e anetaresimit ndaj dhe SHBA-te mbeshtesin qendrimin e BE-se qe keto reforma te zbatohen.

Kantriman tha se SHBA-te do ta ndihmojne qeverine shqiptare jo vetem per shkak te anetaresimit ne BE por edhe sespse keto reforma jane qenesore per mbarevajtjen afat gjate te demokracise ne vend.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›