E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”/ Zelensky “zbarkon” në Tiranë, zbardhet agjenda e vizitës së presidentit ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy do të marrë pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” që do të mbahet në Tiranë ditën e nesërme.

Zelensky, i cili është njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me kryeministrin Rama viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, bëhet e ditur edhe agjenda e vizitës së Zelenskyt përgjatë ditës së nesërme.

Në mëngjes, në orën 09:00 presidenti Zelensky do të mikpritet nga Rama në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës.

Më pas do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve ku në orën 10 do të firrmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:30 kryeministri Rama dhe Presidenti ukrainas, Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit të “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Ndërkaq, në orën 13.30 parashikohet të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›