E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i G20-ës, SHBA-ja e inkurajuar nga planet e eurozonës

Në një komunikatë të fundit, liderët botërorë thanë se do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur zonën euro.

Liderët thanë se mirëpritën planet e Spanjës për të rikapitalizuar bankat e saj. Samiti i liderëve të G20-ës u zhvillua në një kohë që politikanët grekë po përpiqen të formojnë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 17 qershorit dhe ndërkohë që kostoja e huamarrjes në Spanjë ka arritur nivele rekord.

Duke folur për reporterët në përfundim të samitit, Presidenti Obama tha se liderët evropianë e dinin mirë se duhej të ndërmerrnin hapa “vendimtarë”.

“Ajo çka unë kuptova nga bisedimet me liderët evropianë është se ata i kanë kuptuar pikat e dobëta, e kanë kuptuar se pse është jetike të ndërmarrin hapa të fuqishëm dhe vendimtarë. Kam besim se ata do t’i kalojnë këto teste”, tha Obama.

Teksa samiti shkonte drejt fundit, liderët evropianë u zotuan të ruanin stabilitetin të Eurozonë dhe se do të punonin me qeverinë e ardhshme greke për të realizuar reformat e nevojshme për të rritur qëndrueshmërinë./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-20 10:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›