Rama në Bruksel: Presidenti zvogëloi mundësitë për statusin

Rama shkruar në Twitter, se zgjedhja e njëanshme e Presidentit të ri të vendit ka zvogëluar mundësitë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat.
Megjithatë, ai thotë se opozita do të bëjë çdo përpjekje për të përmbyllur reformat.
“Drejt Tiranës pas takimesh në Bruksel me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Evropian dhe në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. Mesazhi i njëjtë dhe i qartë. Me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit u humb një shans për ta rritur mundësinë e marrjes së statusit në BE. PS do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje edhe pse mundësia për statusin u zvogëlua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmëri për më tej”, shkruan Rama. /Start/
2012-06-20 09:33