E Hënë, 2 Nëntor 2026

Samiti i G7 në Kanada, dominohet nga lufta në Lindjen e Mesme

Takimi treditor i G7, 7 vendeve më të industrializuara në botë që nis punimet këtë të diel në Kanada do të përqendrohet në mënyrë të pashmangshme në luftën në Lindjen e Mesme, duke zhvendosur pikat kryesore të agjendës që më herët ishin lufta në Ukrainë dhe lufta tarifore e presidentit amerikan.

Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do të detyrojë Grupin e Shtatë fuqive perëndimore të shpenzojnë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit të nisur të premten nga Tel Avivi.

Ashtu si shumë nga diskutimet e tyre, kjo do të përfshijë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë,  së bashku me Kanadanë dhe Japoninë, vende që kërkojnë të ndikojnë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Izraeli mund t’i ketë nisur këto sulme pa mbështetjen e qartë amerikane, presidenti Trump është i vetmi udhëheqës me ndikim të vërtetë mbi kryeministrin Netanyahu.

Udhëheqësit e G7-ës, të cilët mbërrijnë në Kanada të dielën, i njohin rreziqet globale të sigurisë dhe ekonomisë nëse ky konflikt përshkallëzohet, duke përfshirë edhe vende të tjera, dhe duke rritur çmimet e naftës.

Megjithatë, ata mund të kenë vështirësi në arritjen e një qëndrimi të përbashkët. Disa prej liderëve si kryeministri britanik Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve. Por të tjerë, si kryeministri i Japonisë, e kanë dënuar sulmin e Izraelit si të patolerueshëm.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›