Gjermania, Franca dhe Britania të gatshme për bisedime me Iranin për programin bërthamor

Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin mbi programin e tij bërthamor në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme, tha Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Wadephul.
Wadephul, i cili po viziton Lindjen e Mesme, tha se të tre vendet janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin mbi programin e tij bërthamor, në një përpjekje për të çtensionuar situatën në Lindjen e Mesme.
“Shpresoj që kjo të jetë ende e mundur“, tha Vanderful, për transmetuesin publik gjerman ARD.
“Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë, është gati. Ne po i ofrojmë Iranit negociata të drejtpërdrejta mbi programin bërthamor. Shpresoj që (oferta) të pranohet.”
“Ky është gjithashtu një kusht kyç për arritjen e paqes në këtë konflikt – që Irani të mos paraqesë rrezik për rajonin, për shtetin e Izraelit apo për Evropën.”
/rtsh.al/