E Hënë, 2 Nëntor 2026

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, mbërrin presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev mbërriti në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillojë punimet nesër.

Presidenti Aliyev u prit në aeroport nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shkruan, “Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) sot dhe nesër do të jenë në Tiranë liderë nga i gjithë kontinenti. Pata nderin të pres në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev”, shkruan Balluku, ndërsa ndan në rrjetet sociale foto nga pritja në aeroport.”

Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillojë punimet nesër në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve europianë.

47 liderë nga mbarë kontinenti mbërrijnë të enjten e të premten në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

Këto dy ditë do të jenë të ngjeshura me takime, ndërsa edhe të shtunën e 17 majit kryeministri Rama do të ketë një agjendë të ngarkuar me presidentin francez Macron.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›