E Enjte, 5 Nëntor 2026

Samiti i NATO-s, Rama dhe Hasani nisen për në Uashington

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Pjesë e delegacionit është edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë”, njoftoi MEPJ.

Gjatë samitit, ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›