Samiti i NEQ: Angazhim për liberalizimin e vizave

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bukuresht, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, kryesoi Delegacionin e Shqipërisë në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ).
Në fokus të këtij Samiti, i cili përkon me 20 vjetorin e krijimit të NEQ-it, ishte vlerësimi për një bilanc pozitiv të kësaj nisme e cila lindi vetëm pak ditë pas rënies së Murit të Berlinit.
Në Dokumentin final të Samitit, të gjithë kryetarët e qeverive, mes tjerash, mbështetën angazhimin e Komisionit Evropian për të liberalizuar regjimin e vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti, u theksua nevoja që të merret sa më parë vendimi për të liberalizuar vizat me Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Duke nënvizuar integrimin evropian si sfidën më të rëndësishme të kësaj nisme, z. Meta theksoi se "vokacioni evropian i Shqipërisë dhe shqiptarëve mbetet i pandryshueshëm dhe si rrjedhojë, integrimi në BE është prioritet madhor i politikës së jashtme të shtetit shqiptar".
Në këtë kuadër, ai informoi Samitin lidhur me stadin aktual të procesit integrues të Shqipërisë në BE, duke u ndalur në aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave me BE-në.