Samiti i Zgjerimit të BE, Rama: 2030-ën s’e kam parë në ëndërr, është rezultat i një llogaritje të thjeshtë

Udhëheqësit e Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor i janë bashkuar “Euronews” në samitin historik në Bruksel për të çuar përpara kandidaturat e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment kritik gjeopolitik.
Në një lidhje direkte, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur ndër të tjera se, u desh një agresion ushtarak që Brukseli të zgjohej.
“Sa i takon Brukselit, që ka ndryshuar qasje dhe u zgjua. Fatkeqësish ka qenë një nevojë për një agresion ushtarak që të zgjonte Brukselin jo vetëm në nivelin e Komisonit që kemi parë kokë fortësi. Të gjitha këto retorikat se u duam, do martohemi por nuk jemi gati të flasim për momentin, kjo retorikë mbaroi dhe erdhi një qasje e re. Uroj që të mos zhduket, ndryshojë kjo qasje dhe ta finalizojmë dhe të jemi të gjithë në një tryezë”, tha Rama.
Rama u shpreh gjithashtu se raporti dhe vlerësimet e rrugëtimit të Shqipërisë janë pozitive.
Ai shtoi se janë hapur 5 nga 6 kapituj dhe se Shqipëria ka avancuar krahasuar me vendet e tjera.
“Raporti është shumë pozitiv, gjithë viti ka qene pozitiv. Ne kemi hapur 5 nga 6 kapituj në 11 muaj i cili në termat e shpejtësie është një rekord. Është diçka qe vetëm vitet e fundit nuk kishim shanse ta imagjinonin dhe vetëm mund ta imagjinonin për këtë arsye jeta është e bukur.
Përtej sjelljes qe është një punë shumë e madhe, shpejtësia është në varësi të dy faktorëve. Nga njëra anë, vitet e përuljes ku Komisioni Evropian i thoshte që të hapte negociatat dhe u ne u refuzuam nga disa shtet. Me kokëfortësi u trajnuam në mënyrën më të vështirë për të treguar gjërat tona të vërteta. Dhe në fakt kur momenti erdhi ne ishim shumë të avancuar.
LEXO EDHE: “Po, ja dolëm”, Rama pas Progres-Raportit: Gjithçka për tu ulur si të barabartë rreth tryezës së BE
Kryeministri foli edhe lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai theksoi se anëtarësimi mund të ndodhë para 2030 teksa shtoi se 2027 është një afat që mund të çojë Shqipërinë në BE.
“Mund t’iu them se 2030 nuk është një datë që e kam parë në një ëndërr por është një afat, një rezultat i një llogaritje të thjeshtë, ne kemi filluar nga fakti se bashkë me komisionin kemi rënë dakord në një kalendar shumë ambicies për të përmbyllur bisedimet dhe anëtarësimin brenda 2027. Ka mundësi që mund të ndodhe edhe më shpejt”, shtoi ai.