Inceneratori i Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shpall vendimin për Alqi Bllakon, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Trupa gjykuese, e kryesuar nga Rudina Palloj, e shpalli fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurove dhe përfitim të 7 milionë lekëve.
Kështu, ish deputeti i PS dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dënohet me 4 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar zbritet në 2 vite e 8 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Bllako pritet të lirohet nga qelia, kjo pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit.
Kujtojmë se, SPAK kishte kërkuar 5 vite burgim për Alqi Bllakon.