E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i klimës, Danimarka kërkon pakësimin e gazrave

Nëpërmjet një dokumenti të hartuar nga qeveria e Kopenhagenit, ku do zhvillohet edhe samiti i dhjetorit, synohet që ky objektiv të arrihet deri në vitin e largët 2050. Gjithçka është e saktë dhe e qartë: niveli i ndotjes në vitin 2050 duhet të jetë i njëjtë me atë të vitit 1990.

Më konkretisht, dokumenti parashikon që vendet e pasura t’i pakësojnë shkarkimet e gazrave në masën 80 %. Në këtë dokument parashikohet gjithashtu se viti 2020 do jetë pika e kulmit të ndotjes së planetit dhe më pas gjithçka do fillojë duke u reduktuar.

Sekreti i suksesit të këtij propozimi mund të bazohet në kërkesën që do t’u bëhet vendeve të pasura, të cilat duhet të marrin masa më shtrënguese se vendet në zhvillim, pasi këto të fundit kanë nevojë për zhvillimin e industrisë.  

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›