Gjermani, sot gjyqi për një prej nazistëve të fundit
Sipas organit të akuzës, ai është përgjegjës për zhdukjen e më shumë se 28 mijë hebrenjve në kampin famëkeq polak të Sobiborit. Komunitetet hebreje kërkojnë drejtësi, ndërsa në sallën e gjyqit do akreditohen 220 gazetarë. Proceset gjyqësore ndaj tij nisën në vitin 1988, kur u dënua me burgim të përjetshëm në Izrael.
Por Gjykata e Lartë dyshoi për identitetin e vërtetë të tij, që gjatë 20 viteve të fundit shprehet së nuk është në dijeni të këtyre fakteve. Ai është shprehur se bëhet fjalë për një njeri tjetër. Demjanjuk deklaroi gjithashtu se gjatë gjithë luftës ka qenë i arrestuar nga nazistët.
Menjeherë pas lirimit, ai u vendos në SHBA, ku ishte strehuar që pas luftës. Por para një viti gjykata vendosi ta thërrasë sërish në Gjermani, ku u ekstradua përfundimisht.