Samiti i tretë i Diasporës, Hasani: Rrjeti i përfaqësive të Shqipërisë, dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në fjalën e tij të hapjes së Samitit të Tretë të Diasporës, garantoi se rrjeti i përfaqësive të Republikës së Shqipërisë do jetë dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës.
Hasani u shpreh se përkthimi në projekte dhe nisma të forcimit të marrëdhënieve mes diasporës dhe vendit amë, mbetet një sfidë.
“Diaspora ka rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare. E vërteta se pa diasporën shumëçka në historinë tonë do ishte shumë ndryshe.
Të gjithë i detyrohemi borxh të pashlyeshëm bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë kufijve të hapësirës shqiptare në rajon. Ky samit nuk është thjesht simbolik bashkimi, por një moment për të eksploruar ide dhe momente bashkëpunimi. Sfidë, si të përkthejmë në projekte e nisma atë dashuri për kombin që na bashkon.
Për të arritur në nisma që do duam të vëmë në jetë për forcimin e marrëdhënieve mes diasporës dhe vendit amë dhe ruajtjes së identitetit gjuhësor e kulturor, qoftë aspektit ekonomik, social e kulturor.
Rrjeti i përfaqësive të Republikës së Shqipërisë do jetë dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës. Do jemi sytë dhe veshët e shtetit shqiptar për çdo person të diasporës që do punojnë që punët e shqiptarëve të ecin para”, u shpreh ministri.
Hasani theksoi më tej se rajoni sot po përballet me shumë më shumë pasiguri se në çdo moment tjetër gjatë dy dekadave të fundit.
“Ky samit vjen në një moment kur ne shqiptarët kemi arsye të jemi mirë në atë që kemi arritur, nga politika e diplomacia, arti e sporti. Kurrë më parë nuk kanë gëzuar shqiptarët një reputacion më të mirë se sot.
Ky është moment sfidash të paprecedentë. Rajoni ynë përballet sot me më shumë pasiguri se në çdo moment tjetër në dy dekadat e fundit.
Nuk duhet të harrojmë se ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, është fare pak krahasuar me ato q ëmun dtë arrijmë të gjithë së bashku”, u shpreh ai.
Në Samitin e tretë të Diasporës janë të pranishëm personalitete të larta të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe diasporës.
/rtsh.al/