E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti në Shkup, Rama publikon fotot nga darka me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (Vucic), si dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor ndodhen sonte në Shkup në kuadër të Samitit që do të mbahet ditën e hënë (22 janar) me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së e BE-së.

Pas publikimit të fotove me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajen (James O’Brien), Rama ka ndarë foto nga takimet para darkës joformale me liderët e rajonit.

“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Darka joformale është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare pati edhe një takim me diplomatin amerikan, O’Brajen: “Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” njoftoi kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›