E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e tulipanëve, holandezët festojnë ngjarjen unike për hapjen e sezonit të kësaj luleje

Amsterdami ka hapur zyrtarisht sezonin e tulipanëve me një festë madhështore për Ditën Kombëtare të Tulipanëve. Me këtë ngjarje unike, holandezët festojnë nisjen e sezonit të kësaj luleje.

Çdo vit, sheshi qendror i qytetit ka mirëpritur mijëra vizitorë nga e gjithë bota që shohin lulen e mrekullueshme për të cilën njihet edhe Holanda. Me rastin e kësaj dite, kultivuesit e tulipanëve krijuan një kopsht të mbushur me mijëra tulipanë shumëngjyrësh.

Këtë ditë gjithkush mund të marrë një tufë tulipanësh falas në sheshin e Amsterdamit. Secili nga vizitorët mund të zgjedhë vetë lulet në kopshtin e ngritur posaçërisht për këtë ditë.

“Mendoj se janë shumë të bukura dhe duke pasur parasysh temperaturat e ulëta dhe është shumë bukur të çosh lule shumëngjyrëshe në shtëpi”, – u shpreh një nga të pranishmit.  Çdo vit, holandezët festojnë Ditën Ndërkombëtare të Tulipanëve të shtunën e tretë të muajit janar.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›