E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti për Paqen në Ukrainë, Begaj niset drejt Zvicrës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›