E Diel, 1 Nëntor 2026

Sammer: Lojtarët fajtori kryesor i lojës së keqe

Pavarësisht triumfit 2-0 në shtëpi ndaj Hannoverit, drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut shpërtheu në një lum kritikash, që kishin si shënjestër lojtarët. Në intervistën për një televizon gjerman, Matthias Sammer kërkoi nga ekipi të mos fshihet pas Guardiolës, por të ndryshojë sjellje dhe ta reflektojë atë në fushë.

“Kjo situatë duhet të ndryshojë. Bëjmë lojë letargjike dhe pa emocion. Nuk mund të vazhdohet kështu. Mungon pasioni në atë që bëjmë. Punojmë shumë por kjo nuk mjafton. Në 14 muaj kemi fituar 5 tituj. Franck Ribery u shpall lojtari më i mirë në Europë dhe ndoshta do të fitojë edhe Topin e Artë”.

Pas kritikave të shumta, me Bayernin që renditet i dyti në kampionat me dy pikë më pak se Dortmundi, Sammer pret reflektim nga lojtarët për sfidën e radhës, që është me rusët e CSKA Moscow të Martën në Champions League./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›